Për princeshën e vogël të shtëpisë mbretërore nuk lejohen mikeshat e ngushta! Charlotte, vajza 6-vjeçare e princit William dhe Kate Middleton, e ka të ndaluar të ketë një shoqe të ngushtë në shkollë, pasi të tilla janë rregullat e vendosur prej vetë institucionit.
Burime për The Sun bëjnë me dije se kjo është pjesë e një prej politikave të shkollës që princesha e vogël ndjek.
“Kudo nëpër shkollë ka slogane dhe thënie që kërkojnë të jesh i sjellshëm dhe i mirë me të tjerët. Kjo është fryma që shkolla përcjell, por nuk të inkurajojnë të zësh një shok/shoqe të ngushtë brenda atyre ambienteve.”
Një tjetër rregull, përveç faktit që shkolla nuk të jep mundësi të krijosh shoqëri të ngushta është në rastin e festave që organizohen me të vegjëlit. Nëse organizohet diçka, do të jenë të ftuar të gjithë nxënësit e klasës të cilët marrin ftesa njësoj, në mënyrë që askush të mos ndihet i përjashtuar.
Pavarësisht rregullave, thuhet se princi Ëilliam dhe Kate janë shumë të përfshirë personalisht në edukimin e fëmijëve dhe gjithçka ndodh me ta gjatë kohës që kalojnë në shkollë. Ndërkohë, çifti mbretëror presin që princi George të nisë shkollën dhe të qëndrojë në konviktin atje, por kanë vendosur të mos i imponojnë asgjë që ai nuk e do.
“Ata janë gati që George të ndjekë një shkollë me konvikt në të ardhmen dhe kanë parë për disa të tilla që tani, por ndjejnë që është ende i vogël dhe duan t’i lënë kohë për të vendosur vetë. Vendimin për të shkuar në një shkollë të tillë, do ta marrin të gjithë si familje. Nuk do ta dërgonin kurrë nëse ai s’do të donte.”- tregojnë të tjera burime për Marie Claire.