Eugert Vlashi (Gerti) mjeshtri i vargjeve dhe autori i tre librave me poezi, së shpejti me botime të reja.

Eugert Vlashi (Gerti) lindi në qytetin e Rubikut Mirditë, aty ai vazhdoi rrugën e arsimimit, ku me sukses mbaroi shkollën tetëvjeçare dhe të mesmen. Për të vazhduar më tej në rrugën e dijes, diplomohet për Shkenca PolitikeTiranë.

Eugerti pasionin për të shkruar e kishte që në moshën rinore, ku herë pas herë shkruante vargje të bukura  për natyrën e qytetit të tij të dashur  Rubikut. Për të vazhduar më tej me poezi të mirëfillta dhe shumë të bukura

“Ndjenja që flasin” “Hija e Qerprikut” dhe “Shi Harrese” janë këto tre librat me poezi të cilat kanë marrë një vëmendje të madhe të lexuesve dhe të apasionuarve të poezisë. Poezitë e Gertit janë shumë të bukura dhe duke i lexuar ndjen se bëhesh personazh i atyre vargjeve të bukura dhe plot ndjenjë. Gjatë bisedës që patëm me Gertin ai na tha se së shpejti do kem një botim të ri, dhe në vazhdimësi kam akoma projekte të reja poetike.

Më poshtë ju ftojmë që lexoni  disa vargje të poetit Eugert Vlashi. /Portalishqiptar.com

NJË MIK

E ç’është një mik i mirë në jetë?
: “Të mos jesh vetëm në vështirësi,
Të të përkrahë në të drejtë,
Të të kritikojë në padrejtësi”..

Sepse një mik s’është kurrë i tepërt,
E tepërt është, të mos kesh një mik!
Sepse kanë thënë edhe pleqtë e vjetër,
: “Më mirë një mik, se një çiflig”..

Kujtimet

Vitet në humbëtirën e kohës harrohen,

Kristalizohen ëmbël veç kujtimet!
Në shumë momente ato zgjohen,
E çojnë në “djall” të gjithë harrimet!

Kur në kujtime fëmijërinë prek,
Që koha natyrshëm ka kafshuar;
Diçka në gjoks të ther, të djeg,
Por ndihesh plot, për kohëkaluar!!

Do të riktheshesh por s’mundesh dot;
Ah, ky ligj i hekurt i Perëndisë!
Por lumturohu, mos derdh lot,
Për kujtimet e shtrenjta të fëmijërisë!

Thesari

Ai shpesh, shprehej në punë, kafetari:
“Jam i lumtur, kam një thesar në shtëpi”

Kur fjala, jo vonë, u shkoi hajdutëve në vesh,
Shtëpinë ia kthyen përmbys, ia bënë “përshesh”.

Kontrolluan gjithkund, prapë e mbarë,
Por s’gjetën atë, që njerëzit normalë quajnë “thesar”..

Nuk gjetën ar’ dhe asgjë të çmuar tjetër,
Sepse, ai thesarin e kishte “shkronja mbi letër”.

Shpesh për dikë, veç librit nuk ka thesar tjetër..!!

Author: portali