
Një përdorues i një rrjeti social, i quajtur “finbilly08”, ka postuar një video, ku i tregohet një unazë e madhe e zezë në qiell në Britaninë e Madhe.




Video është parë mbi 600 mijë herë, ndërsa unaza duket sikur është bërë nga tymi.
Përdoruesit e këtij rrjeti social shprehen se kjo është hera e dytë që ata e shohin këtë fenomen në qiell.
Megjithatë ka të ngjarë që ajo të jetë krijuar nga shpërthimi ndonjë transformatori apo të ndonjë incidenti tjetër të ngjashëm.




I njëjti fenomen është shfaqur edhe në Mbretërinë e Bashkuar disa vite më parë dhe njerëzit filluan të aludonin për UFO.
Por kjo u përjashtua tërësisht nga autoritetet.




“Një e ashtuquajtur vorbull tymi mund të ndodhë kur kemi një shpërthim të një strukture rrethore, por nuk ka asgjë të çuditshme”, tha Nick Pope, një inxhinier.