
Fermeri britanik Daniel Abbott duket se ka zbardhur një mister 74-vjeçar duke gjetur tankun e humbur ‘Buffalo’, që u zhduk gjatë përmbytjeve në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe nuk ishte parë më kurrë.




Tanku amfib ishte zhdukur gjatë përmbytjeve në 1947 por është gjetur nga Abbott në 10 metra thellësi, pas gati tre vjet eksplorimesh në zonën e Lincolnshire.
Abbott drejton grupin ‘Crowland Buffalo LVT’ që kërkon të ruajë informacionet historike për zonën e tij. Ai thotë se bashkë me grupin e tij kryen shumë gërrmime me krahë si dhe me makineri për zbulimin e mjetit gjigand.
Tanku 8 metra i gjatë LVT-4 ishte pjesë e 16 mjeteve që ishin sjellë në zonë për mbrojtjen e fshatit Crowland gjatë përmbytjeve të vitit 1947.




Grupi prej rreth 50 njerëzish kishin gërrmuar rreth 450 ton dhe, gjatë pesë ditëve të para të oepracionit.
Mbikqyrësi i punimeve Nick Day tha: “Autoritetet na ndihmuan me makineri kur panë interesin tonë. Skanimet e tokës nuk ishin të qarta dhe objekti mund të kishte qenë një enë e madhe e ushqimit të kafshëve, por ne ndjemë erën e karburantit në ujërat nëntokësore. Kur arritëm të çlirojmë Buffalo dhe ta tërhiqnim lart, ishte një moment i veçantë”.
Grupi thotë se tanku ishte një gjendje çuditërisht të mirë, kryesisht prej mbrojtjes nga balta.
Daniel insiston se ‘Buffalo’ nuk do të shitet por do të qëndrojë në Crowland.




Grupi kërkon ta riparojë atë dhe ta vendosë diku në formë memoriali për përmbytjet e 1947.