Fero iu kërkon fansave ta ndihmojnë me 235 mijë euro, gruaja e tij i dërgon 10 paundë

Fero është reperi që është përfolur shumë nëpër media për çështje të ndryshme. Ai ka marrë vëmendje me rrahjet e tij të shpeshta, për lidhjen me Arbenitën, mandej edhe për lindjen e vajzës.

Por ajo e cila ka çuditur është veprimi i tij i fundit. Ai ka kërkuar nga fansat që përmes një llogarie në platformën ‘GoFoundMe’, t’ia mbledhin plot 200 mijë paund. Ai madje ka treguar edhe se si të veprojnë fansat e tij, që ai të nxjerrë në treg albumin e tij.

Për vetëm 22 orë ai ka arritur të mbledh vetëm 715 paund, e në mesin e donatorëve ka qenë edhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli, e cila ka kontribuar me 10 paund.Fero ia arrinë gjithmonë të merr vëmendje me gjërat që ai bën.

Fero i çuditi të gjithë pak kohë më parë, kur përmes një statusi në Instastory lajmëroi se kishte anuluar publikimin e albumit të tij. Ai tregoi se kënga e tij ”Bella”, ishte e fundit që është krijuar në gjuhën shqipe., mirëpo nuk dha më shumë detaje.

E duket se e paska patur seriozisht! Sot, reperi ka zbuluar se disa projekte në gjuhën angleze janë gati. Përveç kësaj, ai njoftoi se do të nisë karrierë të re në Amerikë, duke thënë se kjo ishte ëndrra e tij.

Po ashtu, përmes videos së postuar në Instagram, reperi thotë se është gati për të punuar shumë në këtë drejtim.

 

Author: admin