Foto me ushtarët amerikanë, foshnja e humbur gjatë evakuimit i kthehet familjes

Foshnja afgane e cila iu dorëzua ushtarëve amerikanë gjatë situatës kaotike që u krijua në Afganistan gjatë vitit të shkuar është rigjetur dhe ribashkuar me të afërmit e tij.

Sohail Ahmadi, ishte vetëm dy muajsh kur u zhduk më 19 gusht, teksa mijëra njerëz nxituan të largoheshin nga aeroporti i Kabulit për ti shpëtuar talebanëve që po vinin në pushtet.

Foshnja kishte përfunduar në duart e një taksisti 29-vjeç i quajtur Hamid Safi i cili e kishte gjetur në aeroport dhe e kishte çuar në shtëpinë e tij.

Pas më shumë se shtatë javë negociatash dhe lutjesh Safi më në fund ia dorëzoi fëmijën gjyshit të tij dhe të afërmve të tjerë që janë ende në Kabul.

Gjatë evakuimit kaotik, Mirza Ali Ahmadi – babai i djalit që kishte punuar si roje sigurie në ambasadën amerikane – dhe gruaja e tij Suraya kishin frikë se djali i tyre do të shtypej nga turma ndaj dhe ia besuan fëmijën një ushtari me unformë amerikane, me shpresën se do të ribashkoheshin në amerikë.

Është ende e paqartë sesi fëmija përfundoi i braktisur jashtë rrethimit të aeroportit për tu gjetur nga taksisti. Prindërit e foshnjës i thanë Reuters se ishin shumë të gëzuar pasi mundën të shihnin me sytë e tyre ribashkimin përmes video-chat, ndërsa prisnin që ai të dërgohet në tek ata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

TV Klan

 

Author: admin