
Ndonëse jemi futur zyrtarisht në stinën e verës, duket se moti në Kosovë ka bërë kthesë.




Viset malore të Dragashit “janë zgjuar” të mbuluara nga dëbora mëngjesin e sotëm, ku data shënon 1 qershor.
Lajmin e ka bërë publik zyrtari i Nismës, Mevludin Krasniqi, i cili ka publikuar një fotografi nga vendi i quajtur Brodi i Dragashit.




Ditët e fundit në Kosovë ka patur rënie të temperaturave dhe edhe reshje shiu.