
Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ishte sot në Durrës. Ajo mbajti fjalën e saj me rastin e rivendosjes së një pjesë të murit rrethues të Kalasë së Durrësit, i cili ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Restaurimi i murit rrethues të Kalasë së Durrësit u financua nga qeveria amerikane.




Ndërsa ajo që ka tërhequr vëmendje ka qenë veshja e ambasadores KIM.
Ajo kishte zgjedhur të të vishte një pallto, gjysma e së cilës ishte me figurën e “Bukuroshes së Durrësit”, mozaikun e famshëm, të zbuluar në qytetin bregdetar./Opinion.al