Fred Delaj këngëtari nga Malësia e Madhe, sjell këngën më të re me titull “Moj Malësi”

Këngëtari i mirënjohur nga Bajza e Malësisë së Madhe Fredi Delaj, ka një karrierë të larmishme muzikore,  ku përgjatë viteve ka sjellë shumë këngë të njohura, të cilat edhe sot kanë një audiencë të madhe. Ndër shumë  këngë të Fredit do të veçonim këngën “Oj familja ime” një këngë e cila edhe mbas shumë vitesh publikim, akoma ruan bukurinë e saj mallëngjyese.

Këngëtari malësor me zërin e tij të bukur,  ka sjellë rreth vetes fansa dhe adhurues  të shumtë, të cilët edhe e kanë zgjedhur që ditën më të bukur të jetës siç është dasma, të ja besojnë këngëtarit malësor  Fredi Delaj.

Fredi sapo ka sjellë këngën më të re në tregun muzikor e cila titullohet “Moj Malësi” një këngë me  ritme folklorike, mes lahutës, çiftelisë, kostumeve kombëtare, dhe zërit të mrekullueshëm të bilbilit të Malësisë Fred Delaj, me Tekst:Dodë Kaçaj me Muzikë:Kolë Buçi Orkestrimi:Mario Marku  dhe me regjistrimin e TV DIELLI MALËSIA FOLK  ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni këngën “Moj Malësi” /PortaliShqiptar.com

Author: portali