“Gati për çdo gjë”, mos vallë Stresi po na paralajmëron bashkëpunimin e shumëpritur me Noizy-n?

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Së fundi, ai është duke u komentuar për raportin e tij me Noizyn, me të cilin thuhet se do të ketë edhe një bashkëpunim.

Përmes një postimi në Instagram, ai ndau një foto duke shkruar se me qetësi dhe me dashuri është i gatshëm për çdo gjë.

“Gati për çdo gjë… Me Qetesi Me Dashuri”, ka shkruar Stresi krahas fotos, ku shfaqet i buzëqeshur. Ndërkohë, komentet e fansave kanë qenë të shumta, të cilët janë shprehur se po presin me padurim këtë surprizë.

Stresi është nga të paktat figura publike që ka qenë aktiv në protestën e organizuar në Tiranë për Klodian Rashën.

Ndërkohë ai ka shprehur revoltën e tij në rrjetet sociale për personat që i kanë dalë kundër siç ishte Baton Haxhiu, ose personat që nuk kanë qenë në protestë si Einxhel Shkira.

Kjo e fundit në një status në rrjetet sociale shkruante se nuk doli në protestë në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit. Më tej, Einxhel dënonte dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.

Einxhel e ka përmendur Stresin në “Big Brother VIP” duke i thënë Sarës se ai i ka kërkuar falje dhe ky i fundit i drejtohet publikisht.

“Në një mënyrë apo në një tjetër ti je zero mi goce. Hahaha zemër s’kam kërkuar falje përveç së vërtetës. Ke taku Salën jo mu, çdo prind kërkon falje po ti shkosh te shtëpia. Po unë Arkimed Lushaj jo”,- ka shkruar reperi.

Author: admin