Dhëndri i liderit historik Sali Berisha, Jamarbër Malltezi me dy gishta lary ndodhet sipër makinës së Lulzim Bashës. Në oborrin e selisë së PD-së ndodhen qindra mbështetës së zotit Berisha i cili po mbaj një konferencë për mediet.
Ndërkohë, Lulzim Basha po zhvillon brenda zyrave të selisë një mbledhje me anëtarët e kryesisë. Nderkohe, ish-kryeministri Sali Berisha është duke dhënë një deklaratë për mediat përpara Selisë Blu pas mbajtjes së Referendumit ditën e sotme.
Në nisje të fjalës së tij, Berisha falënderoi 44,000 demokratët që sipas tij sot vendosën në mënyrë plebishitare shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha.
“Përshëndetje atyre që firmosën sot në një akt madhor, monument madhështor të lirisë së pluralizmit politik, referendumin e parë të thirrur nga anëtarësia e një force politike në historinë e Shqipërisë, por edhe Evropës.
Përulem para 44 mijë demokratëve që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare larimin e penga Bashës. Ndëshkimi më i merituar që një person i padenjë për detyrën që në detyrën më të lartë e shfrytëzon për pazare personale dhe e trajton PD si një pronë të tij.”
Berisha fjalën ua la anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit të cilët do të komunikojnë edhe rezultatet e Referendumit. Nuk dihet nëse mund të ketë rrezik për përplasje pasi në të njëjtën kohë brenda selisë ndodhet edhe kreu i PD Lulzim Basha i cili po zhvillon një mbledhje me kryesinë.