Gazetarja e njohur Alma Çupi, ka treguar për eksperiencat e saj të dashurisë, por edhe për vajzën e saj. Ajo është shprehur se vajzën ka vendosur që ta dërgojë jashtë Shqipërisë, për shkak të mentalitetit mbytës që është në vendin tonë.
Alma Çupi: Çdo gjë që bëhet në emër të dashurisë është për t’u përgëzuar. Dashuria është gjëja më sublime. Nuk ka rëndësi se ku e kërkojmë dashurinë, e kërkojmë në mal, fushë, Instagram apo rrjetet e tjera sociale apo në Love Story. Këta të rinjë kanë mundësinë të na japin edhe ne atë emocionin e dashurisë që ne si brez na është mohuar vazhdimisht.
Në moshën e tyre ne nuk e kemi patur këtë fat. Mos dashuroni, ose ta marri vesh edhe familja. Ta shprehësh dashurinë kaq bukur. Jo vetëm një herë njeriu duhet të dashurojë gjatë gjithë jetës së vetë. Është një guxim, sepse për fat të keq mentaliteti jonë është paragjykues.
Sa kohë një shoqëri e paragjykon dashurinë do të thotë se kjo shoqëri ka akoma shumë rrugë për të bërë. Një nga arsyet që unë vajzën time e kam çuar me shkollim jashtë Shqipërie është pikërisht ky mentalitet mbytës.
Moderatori Eni Shehu ka “ngacmuar” gazetaren duke i thënë se herën e fundit në karrigen e të ftuarit është ulur Robert Berisha, i cili është puthur me një prej konkurrenteve.
Alma Çupi: Është budallallëku më i madh t’i thuash dashurisë jo. Dashuria nuk njeh moshë, status social, karrierë thjesht duhet të shijohet.