
Një grua 104 vjeçare ka marrë duartrokitjet e stafit të spitalit kolumbian, pasi u shërua nga Covid-19 për të dytën herë në më pak se një vit.




Carmen Hernandez u përcoll me duartrokitje nga i gjithë stafi i cili ishte rreshtuar në korridorin e spitalit teksa ajo po dilte nga spitali.
Hernandez u diagnostikua për herë të parë me Covid-19 në qershor të vitit të kaluar dhe u trajtua në shtëpinë e pleqve në San Jose ku ajo jeton prej 25 vitesh.
Ajo e mposhti virusin, por pavarësisht se ishte vaksinuar në shkurt të këtij viti, Hernandez u diagnostikua me Covid-19 për herë të dytë në mars.




Hernandez u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit Universitar San Rafael de Tunja ku mjekët dhe infermierët e kanë trajtuar atë.
Gina Gomez, një punëtore shëndetësore në shtëpinë e pleqve në San Jose, u tha gazetarëve lokalë: ‘Ajo është një paciente e moshuar me një aftësi të shkëlqyeshme fizike sepse i rezistoi virusit për herë të dytë.
Jo vetëm që Hernandez e ka mposhtur Covid-19 dy herë, por ajo është shëruar edhe nga një formë agresive e kancerit të lëkurës.




Hernandez ka lindur në Tunja më 14 korrik 1916 dhe ka një vajzë rreth 70 vjeç, raporton Daily Mail.