Një ‘Rapunzel’ e jetës reale me flokë të rritur në rreth 1,5 metra, thotë së fundmi se merr mesazhe pafund dhe oferta nga admiruesit meshkuj për të prekur flokët e saj të gjatë, madje njëri kishte ofruar $400,000 për t’i blerë.
Kateryna Demers, e cila jeton në Manchester, Britani, thotë se ka rritur flokët e saj që prej 10 vitesh.
Kateryna, e cila është me origjinë nga Ukraina, thotë se kur ishte e vogël shpeshherë ngatërohej me djalë, pasi i mbante flokët e shkurtra.
Por pasi vendosi të shihte sesa mund të zgjaste flokët e saj, ajo mburret tashmë me gjatësinë rekord dhe gjithmonë merr vëmendjen e kalimtarëve.
Modelja thotë se kujdeset për flokët e saj duke i larë me shampo dy herë në javë në një proces që ajo thotë se zgjat të paktën dy orë. Gruaja thotë se nuk përdor tharje apo stilim me nxehtësi.
Kateryna thotë se një nga avantazhet sa flokëve të gjatë është mbajnë kokën ngrohtë, dhe shton se ajo adhuron reflekset e flokëve të saj kur lëvizin.
Ajo nuk i ka prerë flokët prej 10 vjetësh por i krasit ato herë pas here, për t’i ruajtur të shëndetshme.
Kateryna thotë se është e mbushur me mesazhe adhurimi nga burra – e nganjëherë edhe gra – të cilët i ofrojnë para për të prekur flokët e saj. Ajo shton se njerëz të ndryshëm i afrohen edhe në publik për të admiruar flokët, nganjëherë duke i prekur edhe pa leje.
Një biznesmen gjerman i kishte ofruar Kateryna $400,000 për të blerë flokët e saj të prera, por ajo me mirësjellje kishte refuzuar.
“Për t’u kujdesur për flokët e mi, unë mbaj dieta të rregullta, ha shëndetshëm, stërvitem dhe blej produktet më të mira. Nuk i ekspozoj ato ndaj mjeteve me nxehtësi, i kreh me kujdes, nganjëherë për orë të tëra”.
“Më pëlqen sesi ma mbajnë kokën ngrohtë, dhe mund t’i stiloj në modele të ndryshme.
“Nganjëherë kur jam në publik afrohej njerëz dhe mi prekin flokët pa leje, është e çuditshme pasi nëse dikush sheh një grua me gjoks apo të pasme të mira, nuk do të guxonin ta preknin, por ata janë aq të fiksuar sa të fusin gishtat në flokët e një të huaje”.