Një grua spanjolle ka habitur të gjithë me deklaratën e saj, pasi asaj i lindi fëmija me ngjyrë.
Gruaja 24-vjeçare, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur për shkaqe sigurie, nga Valencia e Spanjës, deklaroi se fajtorë për lindjen e foshnjës me ngjyrë është burri i saj.
Bashkëshorti i 24-vjeçarës është po ashtu i bardhë, dhe në momentin që pa djalin i kërkoi shpjegime gruas së tij.
“Nuk jam racist. Por, ti me siguri më ke tradhtuar” i tha ai gruas së tij. Por, gruaja 24-vjeçare ka pretenduar se ajo nuk e ka tradhtuar kurrë dhe fajin e kishte fakti që burri i saj pinte gjatë gjithë kohës kafe.
Pas kësaj, burri deklaroi se ndihet keq që e akuzoi gruan e tij dhe e beson atë pasi ajo e dashuron.
Kësisoj, mbi bazën e besimit, burri ka premtuar se nuk do t’i nënshtrohet testit të vërtetimit të prindërimit.