Një grua nga Tirana ka denoncuar në polici humbjen e bashkëshortit të saj. Gruaja me iniciale E.G ka treguar se bashkëshorti i saj shtetasi me iniciale D.K 34-vjeç është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ajo kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.12.2021, shtetasja E. G., 34 vjeçe, ka kallëzuar se më datë 13.12.2021, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi D. K., 34 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./shqiperiaime.com.al