Milaim Zeka herë e mohoi të ishte i martuar e herë pranonte se në jetën e tij kishte një grua. Dhe për këtë “ngatërresë” fajin ia linte Covidit
I pyetur për Yuri Kim, ambasadoren e SHBA në Shqipëri, ai nuk hezitoi të shprehte pëlqimin e tij e madje të shkonte përtej kësaj. Ja një pjesë e intervistës së tij në ‘D-Night” me Dajana Shabanin në Ora News.
Dajana: Po Yuri Kim? Milaim: Unë jam i dashuruar te Yuri Kim dhe është e vetmja femër më të cilën unë do e tradhëtoja gruan time.
Dajana: Atëherë, ti paske grua pra qenke i martuar? Milaim: Unë do e tradhëtoja gruan me Yuri Kim për hir të dashurisë që kam për Amerikën dhe kam thënë në foltoren e parlamentit të Kosovës se nëse amerikanët më thonë mos fli me gruan tre ditë, unë nuk do të fle tre muaj.
Milaimi nuk mund t’iu shpëtonte pyetjeve nga politika. Të gjithë e njohin spontanitetin e tij dhe të thënurit gjërat troç, shpesh provokues, por edhe realist. Çfarë mendon ai për dy figura të rëndësishme politike në Shqipëri? Dikë e quan skizofren e për dikë ka edhe respekt.
Dajana:Dua të të pyes për disa personazhe dhe kërkoj mendimin tënd të sinqertë, ashtu siç ti je. Edi Rama.
Milaim: Edi Rama? Çfarë të them për të…Për mua është herë skizofren e herë psikopat, herë i zgjuar e herë budalla, por në dy gjëra e cilësoj shumë lart. Së pari, qasja e tij në politikën e jashtme dhe së dyti loja e tij me kazanin mediatik, pasi pjesën dërmuese të medieve, gazetarëve dhe moderatorëve i mban në k*qen e tij të majtë. Shumica e gazetarëve kërkojnë të tallen me politikanët dhe jo t’i bëjnë pyetja. E këtë e kanë nga padituria dhe të mos lexuarit.