
Një 26-vjeçare shkodrane me anëë të një letre ka rrëfyer historinë e pazakontë të jetës së saj.
Frika e saj më e adhe është se do të përfundojë viktimë e dhunës në familje. Ndër të tjera ajo ka treguar se vjehrri ishte njëkohësisht ish i dashuri i saj.




“Unë jam 26 vjeçe. Unë banoj në Perash. Para 4 viteve jam lidh me një burrë 45 vjeç. E disha se asht i martum por më ka pëlqy. Ai vinte shpesh me pi kafe në një lokal te universiteti të Dugajt e Reja. Aty jena njoft rastësisht dhe mas dy muajsh jam lidh me te. Kam ndej e lidhun nja 1 vit dhe mandej jena nda.




Mas dy vitesh prej kësaj historie unë kam njoft një djalë tjetër. Më qëlloi që edhe ai ishte prej Gurit të Zi. Kur ishim shokë e kam pyt për baben por më ka than se ka kushëri dhe s’më ka tregu se ka ken baba i tij. Koha kaloi dhe ai më propozoi. Asht djalë shumë i mirë prandaj i pranova me idenë për me kriju një familje.




Mas lidhje tonë i thashë që të vite me m’kërku në shtëpi si asht zakoni. Ai erdhi, bashkë me babën e tij normal dhe do njerëz tjerë. Kur i kam pa në derë jam shtang komplet dhe gati sa s’më ra infarkt njaty në derë të shpisë. Pashë baben e tij, vjehrrin e ardhshëm që para pak viteve e kisha pas të dashtun.




Edhe ai kur më pau sa nuk mbaroi. U futen brenda, folen fjalët e tyne dhe normalisht baba i jem i pranoi me kënaqësi sepse unë i kisha thanë që fo vijnë me m’kërku sepse jam lidh me një djalë. Po bahet gati një vit që jam e fejume dhe nuk e imagjinoj kur të martohem se si kam me shku te shtëpia e burrit kur edhe baben e tij kam pas një lidhje.