Habit Rama: E kemi shlyer detyrimin tonë me dëshmorët e 21 janarit

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një komunikim live në Facebook, ku po flet për protestën e 21 janarit që la pas 4 v iktima.

Rama në fjalën e tij tha se është e vërtetë që ka pasur pak dhunë në protestën e 21 janarit, por kurrsesi, sipas tij, nuk është prekur godina e Kryeministrisë.

Ai tha se qeveria e ka shlyer detyrimin e saj me dëshmorët e 21 janarit, duke iu Referuar Reformës në Drejtësi.

“Ajo protestë është e vërtetë që degradoi në disa djegie, kryeministria nuk u prek nga askush dhe nga asgjë, shumëkujt mund ti kujtohet që atë kohë ishte e rrethuar me gardhë, jo si pallati i një qeverie demokratike. Asnjë protestues nuk e kapërceu atë gardh, asnjë zjarr nuk e përpiu pemën e famshme pranë derës.

Pala që sot mbrohet me dyer të blinduara te SHQUP-i ishin bashkë, pashë komentatorë që flasin nga mbrapa bravës, se fajin për v rasjen e 21 Janarit e kam unë, pse? Sepse thirra njerëzit në protestë, në fakt fajtorët e vërtetë të atyre v rasjeve janë ata që njëri do të hyjë në SHQUP dhe tjetri do të mbajë SHQUP-in me dyer të blinduara.

Ndërkohë që meritojnë koment ata që thonë se fajin e kam unë dhe qeveria, që fajtorët janë ende të lirë. Unë nuk hyj te ata njerëz që nuk kërkojnë falje për gabime, por në këtë rast nuk shoh asnjë arsye që të mendohem dy herë përballë kësaj akuze, unë mendoj se ne e kemi shlyer detyrimin tonë në raport me dëshmorët e 21 Janarit, dhe këtu e kam fjalën për Reformën në Drejtësi. Dhe jo për ndihmën që ne kemi dhënë për ato familje”, tha Rama./albeu.com/Shqiperia ime.com.al

 

Author: portali