Harrojeni Donaldin dhe BB! Ardit Gjebrea merr Bora Zemanin dhe po pergatisin dicka gjigante

Bora Zemani dhe Ardit Gjebrea ruajnë një miqësi shumë të mirë. Në 2018 ata bashkëprezantuan “Kënga Magjike” dhe kimia mes tyre në skenë ishte e dukshme.

E duket se marrëdhënia mes tyre është forcuar shumë me kalimin e kohës dhe shpesh ata kanë ndarë foto të bashku në rrjetet sociale duke kaluar kohë me njëri-tjetrin.

Edhe mbrëmjen e sotme, Arditi ka postuar në Instagram një foto me moderatoren, por këtë herë vëmendjen e mori mbishkrimi i tij. Teksa shpreh të gjitha konsideratat e tij për Borën, Arditi shkruan se ndoshta një ditë në vijim rrugët e tyre televizive do kryqëzohen.

“Para 3 vitesh si sot, flisnim për Kenga Magjike 2018 dhe kuptuam sa shumë na përputhte artistikisht magjia e këngës, ndërsa sot jam kaq i lumtur për suksesin tënd dhe me siguri një ditë në vitet që do vijnë do na kryqëzohen sërish rrugët televizive.”- shkruan Arditi.

Por, cili është projekti që do bëjë bashkë dyshen? Aktualisht i vetmi që dimë është “Festivali i Këngës”, por nuk përjashtohen mundësitë që të sjellin edhe ndonjë projekt tjetër në të ardhmen. Disa ditë më parë “Kryefjala.com” zbuloi emrat e moderatorëve

mes të cilëve Arditi, Bora, Jonida Maliqi, Kelvi Kadilli dhe Isli Islami. E njëjta media shkruan se nata e pare e festivalit do të prezantohet nga Jonida, Bora, Kelvi dhe Isli.

Se ku do kryqëzohen rrugët e Arditit dhe Borës? Mezi presim t’i shohim…

 

Author: portali