
Vajza e madhe e mbretit Willem-Alexander ka kaluar provimet e Vitit të 4 të shkollës dhe do të marrë një vit pushim
Princesha Amalia, trashëgimtarja e fronit Hollandez, i ka shkruar kryeministrit që të heqë dorë nga e drejta e saj për 1.6 milion € (1.4 milion £) në vit në të ardhura dhe shpenzime personale dhe shtëpiake, sepse pranimi i këtyre parave do ta bënte atë të ndihej keq.




Amalia, vajza e madhe e mbretit Willem-Alexander, e cili të enjten provimet e maturës tha në një letër të shkruar, drejtuar Mark Rutte se ajo nuk do që të marrë pagesën që i takojnë deri sa ajo të marrë detyrat e saj mbretërore.
“Më 7 dhjetor 2021 do të jem 18 vjeç dhe, sipas ligjit, do të marr një ndihmë,” shkroi Amalia në një letër të botuar nga një televizion publik Hollandez, NOS. “Më duket e pakëndshme për sa kohë që nuk bëj asgjë për të si kthim, dhe ndërsa studentët e tjerë e kanë një kohë shumë më të vështirë, veçanërisht në këtë periudhë të koronavirusit.”




Amalia tha se kishte ndërmend të merrte një vit bosh dhe më pas të fillonte studimet e saj universitare. Ajo tha se do të kthejë 300,000 € në vit të ardhurat këto që ajo duhet të marrë dhe ka marrë çdo vit për sa kohë ka qenë studente. Gjithashtu ajo tha se nuk do të kërkojë 1.3 milion € para këto që gjithashtu i takojnë dhe i kalojnë asaj për shpenzime derisa ajo të punojë për t’ja kthyer vendit të saj duke marrë detyrat si pjesë e familjes mbretërore.