




Arshad Khan është një shitësi çaji në Pakistan, të cili i ka ndryshuar jeta krejtësisht.
18-vjeçari me sy ngjyrë bojëqielli ishte duke shitur në tregun e Islamabadit, ku fotografja e famshme Haveria Ali i shkrepi atij një foto.




Por nga ajo shkrepje, mijëra njerëz në rrjetet sociale e shpërndanë, duke i lënë ‘pa fjalë’ të gjithë me ngjyrën unike të syve.
Ndërkohë disa ditë më vonë, Arshad realizoi fushatën e tij të parë si model.




“Që kur fotografia ime u bë virale, e kam kuptuar se jam bërë i famshëm. Shumë femra më kanë thënë se kam sy shumë të bukur”, u shpreh Arshad.
Gjatë një interviste dhënë një televizioni, Ashad ka thënë se dëshiron të luajë edhe në filma, dhe të jetë i famshëm sikurse aktori i famshëm indian, Sha Ruk Khan, i cili konsiderohet si mbreti i Bollywood-it.