
“Dua të falenderoj babin që më çoi në burg sepse po të mos kisha shkuar atje, nuk do isha këtu ku jam sot”.





Mund të ngjajë deklaratë e çuditshme por kjo ka qenë arsyeja përse ai e kishte sjellë të atin tek “E diela shqiptare”. Rigelsi 33 vjeçar nga Peqini, prind i dy fëmijëve ka rrëfyer tek “Ka një mesazh për ty” pasojat e alk oo lit në jetën e tij, ku më të mëdhatë kanë qenë në marrëdhënien me babain e tij Ibrahimin. Ai e kishte ftuar babain për t’i kërkuar ndjesë për dh unën e ushtruar ndaj tij e për t’i bërë të ditur se kishte 30 ditë që e kishte bra ktisur al ko olin përgjithmonë.
Duke patur një lokal të vogël në fshatin ku jetonte, Rigelsi e nisi al koo lin që 14 vjeç. Dilte me shokët dhe përfundonte në lokal. Nga një gotë ai thotë se arriti deri në konsumimin e një shisheje të plotë. Pavarësisht se u rrit, u martua dhe u bë baba, ai nuk hoqi dorë nga vesi i tij. Përkundrazi sasia e alk oo lit shtohej përditë dhe kjo i sillte humbjen e kontrollit aq sa një ditë ushtroi dh unë ndaj babait të tij Ibrahimit.
Pas një deno ncimi që i bëri vëllai, Rigelsin e arr est ojnë dhe e d ën ojnë me 9 muaj heqje l irie në bu rgun e Rrogozhinës.
Izo limi në burg e bëri Rigelsin të reflektonte thellë për atë që kishte bërë për gjithë këto vite. E ndihmoi të largohej nga vesi, të kuptonte cila është shoqëria që i duhej e të forconte lidhjet shpirtërore me familjen e tij.





“Dy javët e para e kam patur shumë të vështirë sepse mendoja se më br a ktisën por fatmirësisht jo. Gjatë kohës që isha në b urg babi nuk erdhi të më takonte asnjëherë. Pasi dola dhe shkova në shtëpi më hodhi duart në qafë dhe më tha “hajt se i’a dole”..
Rigelsi shprehet se nuk i kërkoi falje babait sepse e kishte vendosur që këtë t’ia kërkonte publikisht tek “Ka një mesazh për ty”.