Horoskopi javor (1-7 nëntor 2021), ja shenjat më me fat

Dashi

Këtë javë për ju të shenjës së dashit do të ishte mirë të fokusoheshit tek çështjet sentimentale. Ka ardhur momenti të pranoni kompromise për të ruajtur qetësinë e familjes. Javë pozitive për beqarët, disa takime do të jenë shumë me fat! Sa i përket anës profesionale me Marsin përballë shenjës mund të keni pakënaqësi. Nëse do të besoni më tepër tek aftësitë tuaja gjithçka do të zgjidhet.

Demi

Bëni kujdes të fillim të kësaj jave pasi do të hasni situata tensioni me partnerin. Xhelozia do të bëhet shkak i zënkave në lidhje. Dyshimet do të vazhdojnë deri në fundjavë. Ata që janë beqarë dhe së fundmi kanë mbyllur një lidhje do të gjejnë më shumë kohë për t’iu përkushtuar miqve. Sa i përket anës profesionale nuk pritet të keni problem në punë gjatë kësaj jave. Pritet që të realizoni bashkëpunime dhe kolegët do të përpiqen të fitojnë besimin dhe respektin tuaj

Binjakët

Do të keni takime të rastësishme këtë javë, të cilat nuk duhet t’i anashkaloni pasi mund të jetë fillimi i një lidhje. Këshilla për beqarët e shenjës së binjakëve, këtë javë është të ndjekin momentin e duhur. Gjithashtu paraqitet një periudhë e favorshme për çiftet që duan të hedhin hapa të mëtejshëm në lidhje. Kjo javë paraqitet mjaft premtuese sa i përket punës. Nëse prisni lajme të mira kjo është java e duhur për marrëveshje të rëndësishme.

Gaforrja

Këtë javë pritet të keni ndryshime sa i përket jetës tuaj sentimentale. Përpiquni të jeni më të vëmendshëm ndaj dëshirave të partnerit. Beqarëve do t’u duhet të kushtojnë më shumë kohë miqve të tyre më të ngushtë, por në të njëjtën mos i thoni ‘jo’ takimeve të reja. Pritet një javë mjaft e mirë për ju sa i përket sektorit profesional. Sidoqoftë, qëndroni të vëmendshëm ndaj detyrave që do t’u besohen nga eprorët tuaj.

Luani

Këtë javë mund të keni një luftë me partnerin tuaj për një çështje shumë delikate. Do të ishte më mirë të komunikoni dhe të tregoni çfarë ju shqetëson përpara se të përkeqësohet situata. Disa beqarë po përjetojnë një periudhë emocionesh të forta. Në aspektin profesional bëni kujdes pasi mund të hasni probleme në përfundimin e projekteve. Kujdes nga kolegët, këtë javë nuk do të keni një marrëdhënie të mirë me ta.

Virgjëresha

Java do të sjellë lajme të mira për të gjithë ju të dashuruarit të shenjës së Virgjëreshës. Ata që janë tashmë çift do të udhëhiqen të marrin vendime të rëndësishme siç janë bashkëjetesa ose martesa. Beqarët pritet të argëtohen gjatë fundjavës do të jenë në gjendje të gjejnë njerëzit e duhur për këtë gjë. Sa i përket sektorit profesional tregohuni të duruar pasi frytet e suksesit do të vijnë. Mos lejoni që impulsiviteti të ndikojë në vendimet tuaja.

Peshorja

Kjo javë nuk do të jetë më e mira sa i përket jetës tuaj sentimentale për ata që janë në një lidhje. Do të ketë surpriza të këndshme për beqarët, të cilët do të jenë në gjendje të gjejnë një shpirt binjak. Java nuk paraqitet ndër më të mirat sa i përket sektorit profesional. Ditët më të mira do të jenë e mërkura dhe e enjtja, kur do të keni mundësi të vazhdoni projektet që keni nisur.

Akrepi

Një javë e mirë do të jetë për çiftet e reja që sapo kanë nisur një lidhje. Për beqarët do të jetë një javë shumë e mirë e mbushur me njohje të reja tejet interesante. Gjatë javës mund të jeni në gjendje të bëni marrëveshje të mira, edhe nëse duhet të përballoni stresin për shkak të shumë angazhimeve.

Shigjetari

Gjatë kësaj kohe e keni mbyllur shumë veten tuaj. Për këtë arsye kjo do të jetë një javë shumë e mirë për ju, lidhur me njohjet e reja që do të bëni. Beqarët mund t’i përkushtohen pasioneve të tyre dhe nuk do t’u thonë jo flirteve. Bëni kujdes, pasi java është e mbushur me probleme në punë. Midis kolegëve mund të jetë dikush i gatshëm të flasë kundër jush për të arritur qëllimet e tij. Prandaj mos u besoni atyre që ju thonë t’ju ndihmojnë pa dashur asgjë në këmbim .

Bricjapi

Këtë javë do të ishte mirë të flisni më shumë me partnerin. Ndërkohë nëse jeni beqarë do të duhet të kuptoni nëse ja vlen të nisni një histori të re dashurie. Të ardhura të konsiderueshme ekonomike do t’ju lejojnë të përballeni me më shumë shpenzime. Gjithçka shkon mirë në punë dhe madje kjo javë pritet të jetë plot projekte të reja.

Ujori

Java paraqitet e mbushur me konflikte sa i përket jetës tuaj sentimentale. Do të jetë e udhës të keni shumë durim, për të mos rrezikuar marrëdhënien tuaj. Beqarët mund të bëjnë takime interesante. Nëse keni negociata të rëndësishme në diskutim, përpiquni ti shtyni atë pasi ky nuk është një moment i mirë. Disa ngjarje të paparashikuara mund të ngadalësojnë disa projekte….

Peshqit

Kjo javë për ju duket të jetë mjaft pozitive. Në jetën sentimentale çiftet do të kalojnë një javë shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Për beqarët, mund të ketë disa surpriza shumë të këndshme në dashuri. Bëni kujdes në punë këtë javë pasi mund të keni përplasje me kolegët për arsye të parëndësishme. Do të ishte më mirë për ju të merrnit një periudhë pushimi./Shqiperiaime.com.al

Author: portali