
Blendi Fevziu ëhstë një nga modëeratorët shqiptarë që përpiqet të jetë sa më diskret përsa i përket jetës së tij private.




Mirëpo vetëm para pak kohësh ka qarkulluar në të gjitha portalet një lajm se moderatori është i adoptuar dhe madje ka ndërruar mbiemrin nga Bregasi në Fevziu.
“Mos i fol shoferit”, Blendi ka rrëfyer të vërtetën e historisë së familjes së tij, duke u dhënë fund spekulimeve.
“Ky është një vend shumë i çuditshëm. Shtëpinë atëherë llogariteshin me kurora dhe në shtëpinë ku rrinim kishim një dhomë më tepër, në të cilën fusnim qeraxhinj.




Komunizmi fuste qeraxhinj nëpër dhoma dhe në momentin që qeraxhiu doli dhe ne e morëm shtëpinë, u kujtua dikush që të thoshte se këta kanë një dhomë tepër në shtëpi.
Pra meqënëse kanë një dhomë tepër, duhet t’ju fusim një qeraxhi tjetër.




Atëherë unë u mora në përkujdesje nga daja i mamit, që jetonte po me ne, në mënyrë që ai që ishte i pamartuar, të kishte një ngarkim që të kishte një dhomë më vete.
Kjo është historia,”– tregoi Fevziu.