I mori Donaldin, Bora Zemani dikur ishte “çift” me vëllain e Beatrix Ramosaj

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj kanë qenë mjaft të komentuar ditët e fundit për shkak të afrimitetit të madh brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Rrjeti ka shpërthyer në komente negative për shkak se Donaldi shprehu dashurinë për Bora Zemanin madje pak javë më parë i dhuroi dhe varësen e tij për përvjetorin e njohjes së tyre.

Beatrix është kritikuar dhe për faktin se ka qenë ajo që më parë është shprehur entuziaste për dashurinë mes Borës dhe Donaldit. Aq më tepër ku supozohet se me Borën të ketë pasur njohje pasi kjo e fundit ka qenë çift me vëllain e saj, Alban Ramosaj në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me”.

Ndonëse është spekuluar se mes dy banorëve të shtëpisë së famshme është vetëm një lojë, ishin ata që pranuan publikisht se e pëlqejnë njëri-tjetrin./shqiperiaime.com.al

Author: portali