
Bie në pranga një i ri shqiptar nga Kosova në Francë.
Ai dyshohet se ka marrë 80 mijë euro nga kompania ku ai punonte, në Strasburg.
Mediat vendase bëjnë me dije se i riu kosovar punonte në një kompani të duhanit në Francë.




Sipas raportimeve me paratë që ka marrë, babai i tij ka ndërtuar një shtëpi në Kosovë.
Për tre vite me radhë, i riu ka marrë mbi 80,000 euro pa dijeninë e shefit të tij, ka bërë rimbursime false.
Ai është vendosur në paraburgim, ndërsa pranoi fajin.
Përveç blerjes së një automjeti, i riu tha se paratë i kishin për të ndërtuar një shtëpi në Kosovë.