
Dy vajza të reja, kushërira mes tyre e kanë pësuar keq pasi kanë vjedhur dajën e tyre. Dy vajzat 23 dhe 16 vjeçe kishin shkuar si mysafire tek daja e tyre, por i kanë vjedhur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetaset E. D., 23 vjeçe dhe A. M., 16 vjeçe (kushërira), pasi në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë vjedhur një shumë parash në banesën e dajës së tyre, shtetasit A. S., 37 vjeç”, deklaron policia./m.j