I varur nga lojërat e fatit: Shqiptari në SHBA ua grabit 19 milion dollarë investitorëve

Viktor Gjonaj, 43 vjeç është emri i shqiptarit që po lakohet në mediat amerikane. Kjo pasi prokurorët federalë e auzojnë atë se përmes agjensisë së pasurive të patudshme të Shelby Township ka mashtruar investitorët duke përfituar 19 milionë dollarë. Dhe paratë i ka shpenzuar duke luajtur lotari në Michigan.

Viktor Gjonaj, 43 vjeç është themelues i Title Plus Title Services, i cili tashmë akuzohet për mashtrim dhe orkestrimin e një skeme shumëvjeçare për të marrë para nga investitorët në mënyrë që të mund të blinte nga 1 milion dollarë biletat e lotarisë Daily 3 dhe Daily 4 çdo javë . Nëse shpallet i pafajshëm ai mund të dënhet deri në 20 vite burg.

Investitori i pasurive të patundshme akuzohet për marrjen e parave nga të tjerët.

Ata menduan se po investonin në pasuri të paluajtshme, por Gjonaj po i shpenzonte paratë në loto, deri në një milion dollarë në javë.

Skema e Gjonaj u prish në gusht të vitit 2019 dhe kur ai kishte mashtruar të paktën 24 investitorë me afërsisht 19 milion dollarë.

“Sinqerisht, unë kurrë nuk kam dëgjuar për këtë më parë, dikush thjesht duke i dhënë para një kompanie për të blerë pasuri të paluajtshme në emër të tyre. Ka shumë kontrolle dhe ekuilibra që duhet të vendosen, që ju të dini se kjo është një shitje e ligjshme aktuale”,- tha Guy Gailliard, profesionist i pasurive të patundshme.

Profesionistët e pasurive të patundshme u habitën kur dëgjuan për skemën.

Avokati amerikan Matthew Schneider thotë:

“Kjo çështje na tregon se kriminelët mund të përdorin metoda të sofistikuara me biznese të ligjshme, por krimet e tyre nuk janë asgjë më shumë sesa vjedhja e parave të njerëzve të tjerë. Lojërat e fatit të të pandehurit dëmtuan jo vetëm veten e tij, por shumë edhe viktima të tjera të pafajshme “.

Vetë Gjonaj nuk ka folir por avokati i tij Steve Fishman, ka thënë se ai ishte një biznesmen i respektuar, i cili fatkeqësisht zhvilloi një varësi ndaj lojërave të fatit që çoi në këtë situate. “Varësia e tij ishte e njohur për autoritetet e Michiganit, por pavarësisht kësaj, ai u lejua të vazhdonte të luante”.

Mediat amerikane nuk kanë botuar më shumë të dhëna për Gjonaj.

Author: admin