Ingrit Gjoni biznes VIP si në Los Angelos, jep vilat në Gjirin e Lalzit me qira për xhirime emisionesh dhe festa private

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni prej muajsh po eksperimenton në një ide të re biznesi, që praktikohet shumë edhe në Los Angelos.

Bëhet fjalë për dhënien me qira të vilave, për xhirime filmash apo projektesh televizive. Prej vitesh pronare e dy vilave në Gjirin e Lalzit, ajo ka vendosur që dy shtëpitë e saj të pushimeve të mos i shfrytëzojë vetëm për vete, por për realizim intervistash, xhirimesh të programeve televizive dhe festave private.

Këngëtarja ka nisur lëshimin e tyre me qera për evente private, ndërsa pamjet e tyre i ka ekzpozuar në një faqe të posaçme “Instagram”- i, ku bie në sy luksi dhe arredimi special.

Pikërisht në një prej vilave të saj është realizuar edhe një nga takimet e fundit të programit “Për’puthen”, dhe nga çfarë kuptohet përmes rrjeteve sociale, interesimi nuk mungon ndërkohë që deri tani i ka mbajtur sekret çmimet e shfrytëzimit të ambienteve me orë.

Edhe pse prej kohësh Ingridi ka preferuar të jetë pak më e distancuar sa u takon daljeve në publik, këtë sezon ishte e ftuar në “E Diell” së bashku me djalin e saj, Parid.

Në prezencë të tij foli më shumë për jetën jashtë kamerave si nënë. Kur e pyetën të birin se kujt i ngjan më shumë, ai tha: “Mamit kur jam me flokë të gjata, e babit me flokë të shkurtër”.

Ai zbuloi se si i ka marrëdhëniet me vajzën e tezes Inis, Coco-Antonel, me të cilën zihet herë pas here. Parid tha se kur ata bëjnë sherre bashkë, Ingriti u thotë që të mos rrinë bashkë. Kur e pyetën se çfarë do t’i thoshte mamasë në këto momente, ai i tha: “Të kam jetë!”.

Paridi tregoi se e ndihmon mamin në punët e shtëpisë, sidomos në gatim pasi i pëlqen. Ndërsa Ingriti tha se kur del me grupin e tij të shoqërisë, ajo së bashku me motrat janë në park duke e ruajtur: “Vijnë vajzat e më thonë: A ta marrim te lulishtja tjetër. Ndërkohë ai u ka thënë më para: ‘Kot shkoni, se nuk më lë’”.

Ingrid Gjoni është një nga emrat më të dashur për fansat që e kanë ndjekur me fanatizëm në karrierën e saj artistike prej 15 vitesh. Mes arredimit, muzikës dhe familjes, Ingridi ka zbuluar në rrëfimet e saj sakrificat në muzikë dhe nismën e re.

“Pesha që kemi mbajtur ne që kemi qenë të parat në botën e televizionit, ka qenë më e madhe, ne paragjykoheshim edhe për gjërat më të vogla, ndërkohë që ne inspiroheshim diku tjetër, nuk ështe se ia fusnim nga mendja. Për të qenë i suksesshëm është më e lehtë në ditët e sotme mendoj, pasi të gjithë kemi nga një ‘televizor telefon’, nëse televizioni nuk është synimi yt kryesor, ti atë e shfaq me një celular në dorë dhe i ke të gjitha aty për të nxjerrë veten bukur.

Në kohën kur e kam nisur unë, ka qenë më e vështirë për të bërë gjërat, pavarësisht se unë kam qenë njeri që futesha vetë si natyrë, mjaftonte që të shkoja pas Inisit dhe kisha mbështetje nga të gjithë. Kam pasur dhe unë 3-4 vitet e mia derisa gjeta veten time pasi isha shumë e vogël, por mbaj mend që kam pa sur një adoleshencë që e kam kërkuar me zor të qënurit pjesë e botës së televizionit. Vetëm se e kemi pasur më të vështirë, kur doja të bëja sete fotografie duhet t’i merrja të ardhurat nga familja që të shkoja të bëja atë set, jo vetëm që s’kishte telefon, por nuk kishte një agjenci, asgjë, ka qenë shumë e vështirë”, u shpreh këngëtarja.

INGRID GJONI, SI E INAUGUROI PARA TRE VITESH VILËN E PARË DHE JETA LUKZOZE QË BËN

Ka mbi 15 vite që merret me muzikë, gjithnjë në qendër të vëmendjes për jetën e saj artistike, por shumë pak informacion për atë private. Ingrid Gjoni ka ditur gjithnjë si të jetë në modë dhe e pëlqyer me muzikën që bën, pavarësisht se trendet ndryshojnë shumë shpesh dhe mjaft këngëtarë të rinj kanë populluar tregun muzikor.

Edhe si nënë tashmë, Ingrid Gjoni nuk ka stopuar për asnjë moment me muzikën. Një nga bashkëpunimet që rezultoi mjaft i suksesshëm, ka qenë ai me këngëtarin e muzikës popullore Gjeto Luca. Ingriti me Gjeton kanë bërë bashkë dy këngë, por shumë koncerte. Në faqen e këngëtares shihet se ata janë të ftuar shumë, sidomos në diasporë.

Ndërkohë, edhe në planin personal duket që jeta e Ingrid Gjonit po shkon shumë mirë. Me siguri që financat e saj duhet të jenë në nivele të pëlqyera me kaq aktivitet muzikor, por nga ana tjetër duhet thënë se ajo edhe nga familja ka qenë gjithnjë shumë mirë ekonomikisht. Madje, Ingridi nuk ka ngurruar që të tregojë herë pas here në intervista se ku jeton dhe të ndante me fansat e saj ambientet e apartamentit të saj në Tiranë.

Gjithnjë një arredim me shije dhe mjaft modern, ku duket që Ingridi është një maniake për t’i pasur gjërat në perfeksion. Por 3 vjet më parë, ajo na zbuloi se në fakt standardi i saj i jetesës tashmë është më i lartë.

Ajo publikoi një video ku në plan të parë ishte i biri dhe tregohej gjithashtu se Ingridi ndodhej në një vilë superluksoze. Nga videoja që Ingridi nxjori në “Instagram”, dukej që bëhej fjalë për një shtëpi të madhe me dy kate, me një arredim me shumë shije dhe mbi të gjitha me një oborr gjigant ku spikat gjelbërimi.

Bëhej fjalë pikërisht për një nga vilat e blera në zonën e Gjirit të Lalzit, aty ku jetojnë shumë personazhe VIP. Në komentet e videos që ajo vetë kishte postuar në “Instagram”, krahas komplimenteve për djalin, Ingridin e uronin gjithashtu edhe për shtëpinë e re.

/Panoramaplus.al

Ingrit Gjoni tregon... - Rajonipress.com

Pse Ingrid Gjoni Nuk Kishte Instagram?!

 

Ingrit Gjoni poston pamjen e rrallë, foto me djalin dhe bashkëshortin |  Lajme Durrës

TOPLESS DHE E ZHYTUR NË BALTË/ Shikoni si duke INGRIT GJONI kur ishte 15  vjeç (FOTO) (FOTO) – AlpeGossip

Ingrid Gjoni (ingridgmara1) - Profile | Pinterest

 

Author: admin