
Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj gjithmonë ka folur në publik edhe për jetën e saj private.




E ftuar në emisionin NIN, këngëtarja ka zbuluar të pathëna e detaje nga jeta private.




Ajo e ka pranuar prej kohësh tradhtinë e ish-bashkëshortit, por asnjëherë nuk kishte folur për arsyen e këtij akti.
Këngëtarja ka thënë se ish-bashkëshorti asokohe ishte shumë i ri dhe ka pasur shumë sukses në biznes, dhe padyshim nuk kishte si të mos rrethohej nga vajza të bukura, që mund ‘t’i “prishnin mendjen” në çdo moment.




“Ish-bashkëshorti im pati suksese në biznes dhe ishte shumë i ri, madje bukurosh, sa hyri demokracia në Shqipëri, shqiptaret janë të bukura, kishte para dhe normalisht kur i ke gjithë ato bukuroshe përreth”, u shpreh Albërie Hadërgjonaj.