
Që vitin e kaluar në Acicastello, Itali, një falkua banorët dhe në veçanti me fëmijët, duke ngjallur shqetësim mes banorëve.




Shqetësimi i madh ishte tek prindërit e fëmijëvë, të cilët ishin të detyruar t’i merrnin fëmijët me nxitim dhe të rrinin poshtë çadrave.
Forcat e urdhrit u mobilizuan pas disa denoncimeve.
Falkoi ka një “unazë njohjeje” dhe mendohet që i ka shpëtuar atij që e mbante apo që ky i fundit të ketë vendosur ta braktisë shpendin.




Falkoi me origjinë nga kontinenti amerikan, është një femër rreth 8-10 vjeçe dhe ka shëndet të plotë.
Kohë më parë ishte ambjentuar në zonë, duke ndërtuar folenë e saj në një palmë, duke arritur të humbasë pothuajse çdo lloj sjelljeje të robërisë, por duke ruajtur sjelljet e çukitjes njerëzore.




Karabinierët e Catania-s po zhvillojnë hetime për të arritur tek pronari, i cili siç duket, nuk ka bërë denoncim vjedhjeje apo humbjeje, i cili akuzohet për braktisje të kafshëve.