
Genc Salihu së bashku me vëllain e tij, Arbri, kanë dhënë së fundmi një intervistë të përbashkët. Që të dy kanë arritur që të krijojnë një karrierë mjaft të suksesshme në fushën e muzikës.




Të ftuar në emisionin “Soiree”, Genci pranoi se vëllai i tij është një artist më i mirë se ai. Përveç talentit në muzikë, vëllezërit Salihu janë konsideruar si artistë me shumë stil në veshje.
E teksa u pyetën se cili prej tyre vishet më bukur, Genci reagoi menjëherë duke thënë se në të vërtetë ai nuk ka fare stil. Këngëtari i njohur shtoi se rrobat ia merr bashkëshortes së tij, Kaltrinës, dhe ndonjëherë edhe Arbrit.
Këngëtari i njohur pranon se vesh rrobat e bashkëshortes: Jam
“Unë jam krejtësisht pa stil, komplet! Unë jam idiot! Ndërsa Arbëri është e kundërta. Ky ka super stil. Plus edhe Kaltrina, gruaja ime, është njësoj. Për shembull këto (pantallonat) janë të Kaltrinës, këto (çorapet) janë të Arbërit, kjo (bluza) është e Kaltrinës. Këto (syzet) janë të miat, 5 euro në Ulqin para 10 viteve”, – u shpreh Genci.




Sa u përket gjërave që dy vëllezërit nuk pëlqejnë te njëri-tjetri, Arbri tha se Genci nuk i pranon kritikat. Nga ana tjetër, Genci nuk bëri kritikë, por i dha një këshillë. Ai tha se Arbëri nuk e di sa këngëtar i talentuar është dhe nuk duhet të mendojë kaq shumë, por duhet të relaksohet.