Xheisara është një nga banoret më të reja të “Big Brother VIP”. Por, mbrëmjen e sotme ajo i ka emocionuar të gjithë me historinë e saj. Xheisara tregoi se ka lindur në qytetin e Burrelit ku është përballur me paragjykime të shumta pasi babi i saj është invalid. E po ashtu, tregoi se ajo vuan nga epilepsia.
“Para se të lindja unë, babai u plagos pas koke dhe humbi kujtesën. Dhe nuk dihej nëse do bënte fëmijë. Pastaj linda unë dhe pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në spital. Kam pësuar disa vdekje klinike. Pastaj zbuluan se vuaj nga epilepsia. Ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha këngëtare. Por, gjithmonë të tjerë thoshin se nuk do ia dilja. Thoshin se jam gjynah. Unë nuk kam asgjë dhe do ua vërtetoj të gjithve. Edhe unë një njeri me epilepsi dhe vajza e një invalidi do ia dal.”
Xheisara tregoi se nëna e saj ka sakrifikuar shumë dhe se ka punuar për të mbajtur atë dhe motrën e saj. Këngëtarja tregoi se pikërisht kjo gjë e ka bërë që mos të jetë shumë e lidhur me të ëmën.
E pikërisht kjo e fundit kishte ardhur sonte në shtëpinë e “Big Brother VIP” për ta takuar dhe suportuar. Mes lotëve, ajo i dha kurajo Xheisarës dhe i tha se është shumë krenare për ta./Shqiperiaimecom.al