Adrola Dushi ka qenë e ftuara e radhës në “Prive” ku ka treguar datat më të rëndësishme të jetës së saj. Përveç karrierës në Amerikë apo lindjes së djalit, Adrola u ndal tek ditëlindja e saj e vitit që shkoi.
“Në këto 6 vite të fundit të jetës time vetëm puna shkonte mirë dhe djali im gëzonte shëndet, por jeta ime në asnjë lloj drejtimi nuk shkonte mirë”, u shpreh modelja, ndërsa më tej pranoi se ka pasur një periudhë shumë të zymtë dhe nuk ndihej vetvetja.
“Mora koha për të reflektuar dhe menduar gjatë asaj kohe, më shërbeu për mirë”, tregoi Adrola referuar karantinës. Ndërsa përsa i përket jetës së saj, tha se gjërat kanë ndryshuar pas karantinës dhe gjërat janë më mirë për të tani./shqiperiaime.com.al