Rrjetet dhe platformat sociale janë bërë një realitet i ri në të cilin jetojmë dhe duam të dukeni shumë më mirë se në jetën reale. Edhe pse përgënjeshtrojmë realitetin, të gjithë kemi “ndërhyrë” të paktën njëherë në pamje, duke holluar belin apo errësuar lëkurën. Katër “mashtrimet” më të zakonshme në rrjetet sociale që i bëjmë vetë.
Pamja e jashtme
Nuk është e nevojshme të jesh mjeshtër i filtrave dhe photoshop-it, pasi çdo celular ka algoritme që i transformojnë pak fotot për t’i bërë të duken më mirë se sa janë.
Udhëtimi
Gjithçka e keqe që keni kaluar mund të injorohet sepse keni bërë një super selfie në një vend tjetër përveç qytetit tuaj.
Dashuria
Në këtë segment të jetës, ne mund të bëjmë më shumë miq dhe të rrisim shumë shpejt popullaritetin. Por në të vërtetë, përtej rrjeteve sociale, askush nuk ka nevojë të dijë se çfarë bëni ju dhe të dashurit tuaj, çfarë hani, pini apo ku jeni.
Ushtrimi
Keni djersitur dhe keni pirë ujë, bluza është lagur, vuajtja në fytyrë është e padiskutueshme…Megjithatë, edhe nëse keni vrapuar disa kilometra apo jeni lodhur për disa minuta, keni bërë një foto të mrekullueshme dhe keni shpëtuar. /abcnews.al