




Histori si kjo ndodhin rrallë. Roni Foster, një amerikan nga Karolina e Veriut, e kishte ditën e fundit që merrte doza kimioterapie për kancerin në zorrën e trashë.
Operacioni i kishte shkuar mirë dhe pasi përfundoi trajtimin, vendosi të blejë një biletë lotarie 1 dollarësh. E gërvishti dhe fitoi 5 dollarë. Me ato 5 dollarët bleu 5 bileta të tjera dhe fitoi 200 mijë dollarë.




Pensionisti, ish-punonjës me transportin urban, thotë që ishte vërtet dita e tij me fat, pasi kishte marrë dozën e fundit të kimioterapisë. Tani ai do të investojë për një plan më të sigurt sigurimesh shëndetësore, në rast se i ri-përsëritet sëmundja.