Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë një nga çiftet më të famshme në botë. Ata shfaqen shumë të dashuruar në rrjetet sociale, të lumtur bashkë me fëmijët e tyre.
Megjithatë, jeta e modeles nuk ka qenë gjithmonë “fushë me lule”. Ajo ka zbuluar në serialin e saj të ardhshëm dokumentar të Netflix se dikur jetonte në një magazinë të konvertuar në dhomë që kushtonte 250 £ deri në ditën që do i ‘ndryshonte jetën’ kur takoi Cristiano Ronaldon.
Georgina, e cila u shpërngul e vetme në kryeqytetin spanjoll në fund të adoleshencës nga qyteti i Jaca i Pirenejve dhe punoi si shitëse në dyqan për të përballuar jetesën, u tregon fansave në emision për jetën e saj të rrëmujshme.
“Ardhja ime në Madrid ishte e tmerrshme. Po shikoja shumë apartamente të lira, të cilat kushtonin rreth 250 £ në muaj dhe përfunduan në një banesë që kishte qenë një magazinë. Ishte shumë ftohtë në dimër dhe nxehtë në verë”, tregoi modelja.
Georgina, u takua rastësisht me futbollistin e Manchester United teksa punonte si shitëse në një dyqan Gucci në Madrid.
Më pas, fati e deshi që ata të takoheshin sërish në një event të Dolce & Gabbana-s, ku duket se lindi dashuria. Tanimë ata janë të lumtur me familjen e tyre, që së shpejti do të zgjerohet me dy binjakë…