
Një dentiste nga Genova, Angela Torelli, e cila u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare më 12 Mars, ka lënë thuajse 5 milionë euro pasuri për bamirësi.




Gati 2,5 milionë i ka lënë në testament për shoqaten “Lega del Filo d’Oro”, 1.5 milionë i ka dhuruar për nevojat e gjenovezëve që mbështeten nga kongregacioni i murgeshave dhe një shtëpi e ka dhuruar për shoqatën italiane për kërkime mbi kancerin.
Gruaja ka përjashtuar nga testamenti të afërmit dhe kunatin që përpiqej ta mbante nën kontroll.




“Deklaroj se nuk arrij të fal të afërmit e kunatit tim që kanë ndërhyrë tek unë dhe im shoq.
Shpresoj që Zoti, të cilit i kërkoj falje, të mos më dënojë për këtë”, ka shkruar 91-vjeçarja në testamentin e redaktuar nga noteri Piero Fracassi.
Për bashkëshortin dentistja ka lënë një shtëpi në Prato Nevoso, ndërsa ajo ka lënë edhe 20 mijë euro për gruan e shërbimit dhe administratorin që kujdesej për pronat e familjes.