
Mbrëmjen e djeshme, reperët e njohur shqiptarë, Don Xhoni dhe Noizy kishin koncert në të njëjtin vend, pra në Ulqin! Pasi Noizy e dogji në koncertin e tij në Ulqin, ajo çfarë shqetësoi fansat e reperit Don Xhon ishte mungesa e tij në këtë qytet!
Pas mesnatës, nëpërmjet një postimi në “InstaStory” reperi ka dhënë një sqarim lidhur me anulimin e koncertit duke bërë me dije se diçka e rëndë i ka ndodhur në familje, por nuk ka dhënë shumë detaje.




“Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aks ident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt,”- shkruan ai.
Nga ana tjetër, Noizy nuk i ka ndalur “thumbat” për Donin Xhonin duke lënë të kuptohet se ishte justifikimi i këtij të fundit, pasi të gjithë ishin në koncertin e Noizy-t! “Jo, po cuni tezes babit me apandesit”, ka shkruar Noizy.




Pas këtyre thumbave, nuk vonoi as reagimi i Don Xhoni-t. Të dy reperët “flakë për flakë” nuk ia kanë përtuar dhe i janë kundëpërgjigjur njëri-tjetrit.
“Sa merr ti n’4 neja un i marr për 1 n’durrs😂 nuk po boj krahasim me vjet ooo baloo cant compare young,rich,successful. i kena ndrru venet u was a role model #facts💯 noë u just an old man begging for attention. This is dissappointed. S’ja ** familjen fames, pares kur osht familja n pytje.




Elhamdulilah per shnet e sukses. Shihum neser Tetov”- ka shkruar Don Xhoni, ku paralajmëron dhe koncertin e tij në qytetin e Tetovës!
Kjo nuk është hera e parë që reperët kanë thumbuar publikisht njëri-tjetrin e mesa duket inatet e vjetra mes tyre akoma nuk janë mbyllur.
https://streamable.com/fwc73s