Jozefina Topalli: Mbillja, rralloja, mbaja thasë – të gjitha punët e bujqësisë, nga pranvera deri në vjeshtë

Jozefina Topalli ka folur më gjatë për jetën pri.vate, fëmijërinë dhe karrierën e saj. Ajo ka treguar se kur ishte e re, nuk i dhanë mundësinë e shkollës, pasi familja e saj kishte një emër të keq në atë kohë, kështu u detyrua të punojë në bujqësi tek stacioni i misrit.

Për të kjo punë ishte tepër e vësh.tirë, por ishte e detyruar të bënte çdo gjë që të kujdesej për familjen e saj. Ajo ishte pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan përballw Mirela Milorit, ku tha se karrierën e nisi tek stacioni i misrit si punëtore bujqësie.

Çfarë pune ishte
Mbillja, rralloja, mbaja thasë që shkarkoheshin me misër, të gjitha punët e bujqësisë, nga pranvera deri në vjeshtë ishim në fushë dhe gjatë muajve të dimrit në fusnin brenda nëpër magazina për punët e tjera. Viti i parë ishte më i vësh.tirë, kur na jepnin rreshtat për të rralluar etj etj, ato zonjat e fshatit e bënin shpejt e shpejt rreshtin dhe unë mbetesha në fund, ato ishin aq të mira sa ktheheshin me ndihmonin për të mbaruar rreshtin dhe më thoshin, hajde mos u mërzit. Ka qenë një eksperiencë që më ka dhënë mundësi për të kuptuar jetën e fshatit në atë kohë, pavarësisht se ne ishim të varfër, ata të fshatit ishin ekssremisht të varfër.

Nga Shkodra vije në fshat, kjo vajza e fisshme e bukur, elegante dhe më pas shkoje atje dhe merreshe me brigadierin, si u jetua kjo?
Vitin e parë unë e laja me lot tokën ku punoja. Pastaj fillova të adaptohesha, kur nuk ke asnjë mundësi tjetër, ti je e detyruar që të bësh çdo gjë për të ndihmuar familjen.

Do kujtoj një moment që më vjen të qesh tani por në atë kohë e kisha hall të madh. Kur shkova në bujqësi unë mora një kapele dhe ato më thanë hiqe kapelën, do marrësh një shami të bardhë sepse dielli të dëmton fytyrën se do punoje 8 orë aty. I thashë jo shami nuk vë në kokë, po ato gratë ishin shumë të mira, përpiqeshin që të shpjegonin se do më mbronte fytyrën. Aty refuzova dhe vazhdoja të mbaja kapelën time, e ato më shihnin me çudi.

Një ditë të bukur na tha ai që ishte brigadier, hipni në karrocë që ishte me kalë dhe do shkonim në disa parcela që ishin në një fshat tjetër. Do i binin nga qyteti për të shkuar dhe ajo ishte tm.err për mua sepse thashë do më shohin në qytet me karrocë më kalë. Thashë o zot ishallah po bie shi që të ul kapelën që mos më njohin aty. Tani më vjen për të qeshur, kur i kujtoj gjërat e tilla por ashtu ishte koha. Më the që ka një histori të veçantë me babain tuaj, cila është?

Kanë pasur 20 vite diferencë në moshë, kur unë kam lindur dhe kam qenë e dyta në familjen tonë, babai ka qenë 54 vjeç. Babai ka lindur në Shkodër dhe shumë herët kanë shkuar dhe jetuar në Tiranë, kanë pasur një vilë sepse babai i tij ka qenë në funksione të rëndësishme. Pastaj ka shkuar së bashku me vëllezërit dhe hallat e mia të gjithë në Itali dhe kur është kthyer ka filluar punë në Bankën e Shtetit. Në 45-ën pastaj, dy xhaxhallarët e mi edhe pse ishin shumë të ri morën dën.imin me push.ka.tim dhe babain e dën.uan nga Tirana.

Pavarësisht se ishte ekonomist dhe një nga njerëzit më me integritet, u kthye në Shkodër dhe e çuan të punonte në hamall, të mbante sapunët, nuk e di se çfarë punë bëhej. Arrkat e sapunit, t’i ngarkonte, t’i shkarkonte etj. Ai nuk pranoi të martohej sepse me rrogën që kishte, donte të ndihmonte vëllezërit e tij që pastaj u dën.uan bur.gim të përjetshëm dhe bënë nga 25 vite bu rg. Deri në një moment që thanë po ne u shuam si familje dhe kështu që është martuar vonë, ka pasur diferencë me nënën dhe unë kam qenë shumë e vogël kur ka dalë në pension, pastaj pësoi një para.lizë, kështu që ishte nëna që i jepte kurajo.

Si u njohët me bashkëshortin

Ne kemi qenë afër në një lagje, ne flisnim më përpara por nuk kishim asnjë gjë. Në një moment të caktuar, ai u afrua. Fillimisht isha në distancë por ne kishim edhe një lidhje tjetër familjare, kushërira e tij ishte e martuar me djalin e tezes time. Pastaj më ndërroi mendjen, është më i madh se unë, por qëndrimi i tij për të qenë i njëjtë si përpara se unë të hyja në parlament, si kur unë isha në parlament, sikurse jemi sot, ka qenë një vendim shumë i mençur./gazetaz.com

Author: portali