
Aktualisht jemi në muajin e nxehtë, jo për shkak të temperaturave, por nisur nga atmosfera e fushatës elektorale, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.




E ftuar në “Wake Up”, gjatë ditës së sotme, astrologia Meri Shehu ka bërë një parashikim për zgjedhjet e 25 prillit.
Meri Shehu tha se nga të dhënat e saj, kryeministri Edi Rama e ka shumë të vështirë të fitojë, duke shtuar se edhe mund të humbë.
“Rama del me vështirësi.
Në bazë të energjisë time them se kryeministri e ka shumë të vështirë.




E ka shumë të vështirë, por mund të dalë edhe humbës.
Unë kam parë dhe një ëndërr me Ramën. Jo më tha: ‘nuk e fitoj’.
Mjafton të shoh ëndërr për njërin dhe del tjetri fitues.
‘Parketin’ nuk e shtron dot Rama.




Nuk është përcaktuar ende fati i zgjedhjeve”, tha astrologia.