Mariah Carey dukej e mahnitshme me fustanin që veshi për shfaqjen e re speciale të Krishtlindjeve, “Mariah’s Christmas: The Magic Continues”.
Por megjithëse ishte i mrekullueshëm, sipas këngëtares nuk ishte i rehatshëm për t’u veshur. Duke folur për Vogue, Mariah tha se fustani peshonte 27 kilogramë dhe u deshën 250 orë për ta qëndisur.
“Rruazat nuk janë rruaza të zakonshme. Vetë gurët ishin gjigantë, por gjithsesi dukeshin bukur dhe shkëlqenin. Ishte e mrekullueshme, por mua si nënë më ka lënduar ta vesh”, tha ajo. Këngëtarja tha se 6 burra duhej të mbanin bishtin që të dilte në skenë për performancën e saj. “Doni të qeshni? U deshën gjashtë burra që të mbanin bishtin e fustanit për të më zbritur nga shkallët.”
“Të gjithë thanë: “Oh, ajo po e tepron”, derisa e mbajtën atë për dy sekonda”, shtoi ajo. Dhe jo vetëm që ishte i rëndë, fustani ishte aq kompleks për t’u veshur sa ishte sfiduese dhe për të kënduar.“Kur diçka është shumë e ngushtë në mes, është e vështirë sepse duhet të marrësh frymë dhe të këndosh. Por unë jam mësuar me të.”/abcnews.al./shqiperiaime.com.al