
Vendi çdo vit që vjen po përballet me probleme të mëdha sa i përket demografisë. Emigracioni ulja e lindshmërisë dhe aborti janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në ndryshimet demografike.




Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik të raportuara qarqet e Vlorës Beratit dhe Tiranës kishin numrin më të lartë të aborteve në raport me numrin e lindjeve të gjalla në 2017.
Prej 208 milionë grave në mbarë botën më shumë se 41 përqind prej tyre ballafaqohen me shtatzëni të padëshiruar dhe të paplanifikuar.




Zgjidhja në këto raste është aborti. Në qytetin e Tiranës raportohen 231 ndërprerje shtatzënie për 1000 lindje të gjalla. Ky është një numër shumë i lartë.
Në Vlorë u shënuan 274 aborte për 1000 lindje të gjalla ndërsa Berati u rendit i dyti në 12 qarqet e vendit për numrin e lartë të aborteve pasi në vitin 2017 rezultuan 231 aborte për 1000 lindje të gjalla.




Abortet kanë rezultuar të ulëta në Kukës. Aty janë raportuar 54 aborte për 1000 lindje të gjalla. Sakaq në Elbasan raportohen vetëm 55 aborte për 1000 lindje.