Kim Jong-un çdo ditë e më shumë po duket më i dobët, krahasuar me fotografitë e shkrepura muaj apo vite më parë.
Lideri 37-vjeç i Koresë së Veriut, është shfaqur së fundmi në publik, dhe fotografitë e publikuar nga agjencia e lajmeve KCNA e tregojnë Kim me disa kilogramë më pak, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që kohë më parë ishte folur se humbja e peshës së Kim Jong-un, kishte nxitur thashetheme se ai mund të vuaj nga ndonjë sëmundje e rëndë.
Megjithatë më vonë është konfirmuar se ai thjesht po i kushton më shumë rëndësi shëndetit, dhe se po aplikon dieta të ndryshme.
E për të konfirmuar këto pretendime është shumë e vështirë për faktin se është një prej shteteve më të izoluara dhe fortifikuara në botë – ku çdo lëvizje përcillet nga organet e sigurisë, e në veçanti nëse ndonjë i huaj mëton ta vizitojë. /Telegrafi.com