
Policia e Tiranës ka arrestuar një 51-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtoren e tij në kuadër të operacionit dërgesa e fundit. Në pranga ka rënë L. M., 51 vjeç, lindur në Kosovë dhe rezident në shtetin e Zvicër, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e tij R.B.




Në një njoftim për mediat blutë e Tiranës sqarojnë se arrestimi është bërë pas disa muajsh hetime, por dhe pas kallëzimeve të bëra nga qytetarë të ndryshëm të cilët ishin ankuar së ishin mashtruar.




“Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, duke bërë dokumente shëndetësore të falsifikuara iu kanë marrë disa shtetasve vlera të konsiderueshme të cilat kapin vlerën mbi 1 milion Euro, me pretendimin që do të përfitoheshin nga kompani sigurimi shëndetësore kryesisht në Zvicër dyfishin e shumave që u jepnin këtyre personave“, sqarojnë autoritetet.




Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente të ndryshme të kësaj veprimtarie kriminale si dhe 1 aparat celular. Për të arrestuarin rëndojnë veprat penale ”Mashtrimi”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh”./tvklan.al