
Një Lamborghini i ri me vlerë 200.000£, i sapoblerë, është aksidentuar rëndë vetëm 20 minuta pas firmosjes së aktit të shitjes. Ai pësoi një dëmtim mekanik dhe më pas u godit nga mbrapa nga një fugon. Aksidenti ndodhi rreth orës 1 të mesditës në West Yorkshire.




Me 1 mijë euro mund të bëheni me makinë të re, veturat në Gjermani më lirë se kurrë. Richard Whiteley, polici i zonës “West Shire” shprehet se mjeti Lamborghini u ndal në korsinë tre, për shkak të disa problemeve mekanike. Whiteley gjithashtu u shpreh: “Është thjesht një makinë. Lamborghini “20 minutësh” pësoi probleme mekanike dhe më pas u godit nga një shofer i pafajshëm.”




Një zëdhënës i policisë tha se shoferi i fugonit pësoi lëndime në kokë, por lëndimet nuk janë serioze. Këtij i thonë “fatkeq”!