Kohë e paqëndrueshme dhe temperatura nën minus, mësoni si do të të jetë moti sot

Territori Shqiptar do të dominohet nga masat ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje në vendin tonë.

Parashikohet që në uletësirën perëndimore të kemi reshje shiu me inetsitet të ulët. Ndërsa pjesa më e madhe e zonës malore do të vijojë të jetë në prezencën e reshjeve të dëborës. Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballē./shqiperiaime.com.al

Author: portali