Krejt papritur, Naomi Campbell njofton mëmësinë në moshën 50 vjeçare

Naomi Campbell është një nga modelet më të njohura e më të suksesshme ndërkombëtare. E konsideruar si ikonë bukurie, Naomi është përfolur shpesh edhe për jetën e saj private. Kohët e fundit, modelja kishte deklaruar se mendonte të krijonte familje, por se çfarë po ndodhte me jetën e saj private nuk e dinte askush.

Ndërkaq, ditën e sotme, modelja ka habitur të gjithë me postimin e saj. Ajo ka treguar se është bërë nënë në moshën 50 vjeçare, duke postuar edhe një foto të ëmbël ku duken këmbët e foshnjës. “Një bekim i bukur i vogël më ka zgjedhur mua që të jem nëna e saj. Jam e nderuar që kam këtë shpirt të pastër në jetën time. Nuk ka fjalë për ta përshkruar lidhjen e përjetshme që unë ndaj tashmë me ty engjëlli im i vogël. Nuk ka dashuri më të madhe”, ka shkruar modelja në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Naomi Campbell (@naomi)

 

Author: admin