Kryemadhi nxjerr dokumentin për inceneratorët: “S’ka VKM që miraton miliona euro brenda dite pa firmën e Ramës”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës, i cili tha se përgjegjësia e ish-ministrit Lefter Koka dhe përballja e tij me SPAK është individuale.

kryemadhi-rama

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi thotë se kjo aferë është përgjegjësi e shumë institucioneve, duke theksuar se është skema më e madhe korruptive në historinë e shtetit shqiptar.

Sipas Kryemadhi, nuk ka VKM që miraton miliona euro brenda dite pa OK e Ramës, ndërsa thote se inkurajon institucionet të zbardhin përgjegjësitë e plota të gjithë zyrtarëve publikë, subjekteve private dhe individëve pjesmarrës në këtë aferë dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit.

dokumenti

Reagimi i Monika Kryemadhit

Më në fund pas 24 orësh, i erdhi zëri Ramës dhe reagoi duke e quajtur përgjegjësi individuale aferën e inceneratorëve. Mega Afera korruptive e inceneratorëve, nuk mund të jetë vepra e një individi apo institucioni të vetëm, por është skema korruptive më e madhe në historinë e shtetit shqiptar, e realizuar në bashkëpunim mes drejtuesve të shumë institucioneve të qeverisjes qëndrore dhe lokale. Vlerësimi, kontrata dhe kthim përgjigje i 10 Ministrive brenda ditës, apo miratimi i VKM korruptive për miratim kontrate për një ditë, nuk ndodh as në shtetin më demokratik dhe funksional perëndimor, e jo më në shtetin e 2-të në botë për perceptimin më të lartë të korrupsionit.

Nuk ka VKM që miraton miliona euro brenda dite pa OK e Ramës.

Inkurajoj institucionet të zbardhin përgjegjësitë e plota të gjithë zyrtarëve publikë, subjekteve private dhe individëve pjesmarrës në këtë aferë dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit. Faktet e

pakundërshtueshme i kemi dorëzuar në SPAK, mjafton ti lexosh dhe kupton qartë lojën, aktorët dhe rrjedhën logjike të gjithë aferës. Kjo është sprova më e madhe për drejtësisë e re, e cila ka mundësinë të luftojë korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës të kupolës së Lartë Qeveritare.

Qytetarët vijojnë paguajnë nga taksat e tyre për korrupsionin Rilindas, ndaj pyetja e vetme është kush do të mbajë përgjegjësi për 430 milionë euro të firmosura nga duart e gjata të Ramës?./shqiperiaime.com.al

 

Author: portali